“Falë foshnjës sime Ronan, unë isha në gjendje për të bekuar tre foshnja tjera me qumësht”…
Pas humbjes së djalit të saj të posalindur Ronan, në vetëm 11 ditë, 25 vjeçarja Ariel Mathews vendosi të nderojë kujtimin e tij në mënyrën më të bukur – duke dhuruar qumështin e saj të gjirit nënave me nevojë.
“Kur më erdhi qumështi i gjirit, unë pompoja sa më shumë që mundja”, theksoi ajo. “Mënjëherë vendosa të dhurojë qumështin, sepse e dija që më nuk kisha foshnje për ta ushqyer”.
Ashtu siç kishte deklaruar në Instagramin e saj, kjo nënë e re kishte ndarë mendjen për të donuar një sasi të madhe të qumështit të saj, njëlloj siç kishte vepruar pas një lindje të dështuar vitin e kaluar. Në fund, ajo arriti të dyfishojë qëllimin e saj për të dhuruar sasi më të madhe – gjë që është vlerësuar përmes raportimeve se kjo sasi është më e madhe se pesha e saj trupore.
“Falë Ronan-it tim të ëmbël unë isha në gjendje për të bekuar tre foshnja tjerë me qumësht” – kishte shkruar në Instagram. “Jam ndjerë definitivisht shumë e lumtur dhe me fat që kam arritur të ndihmoj foshnjat të qëndrojnë të shëndetshme dhe të rriten”.
“Ishte vërtetë një ndjenjë e mirë që unë arrita të përmbush qëllimin tim, si dhe për nënat që më besuan mua duke përdorur qumështin tim”, vazhdoi ajo.
Ashtu siç shpjegoi në postimin e saj, ndër vite arriti të prodhojë shumë qumësht, që prej djalit të saj tre vjeçar Noah – në të vërtetë një gjë e pabesueshme dhe shumë e bukur për ta bërë.
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp