E keni menduar ndonjëherë se si do të dukeni ju kur të jeni 80 vjeç? Disa me siguri e kanë menduar veten me një shkop ku të mbështeten, e disa të tjerë të fortë, por sërish me lëkurë të varur.
Ky përfundimisht nuk është rasti i 80 vjeçares Ernestine Shepherd, gruaja më e vjetër që merr pjesë në fushën e “bodybuilding”.
Pak ditë më para ajo ka festuar 80 vjetorin dhe sërish vijon të marrë pjesë në kompeticione dhe maratona të ndryshme.
Ajo tregon se trupi i saj ka filluar të marrë formë në moshën e 56 vjeçare, kur ajo dhe motra e saj “ranë në dashuri” me aerobin dhe filluan të merrnin pjesë në evenimente të ndryshme sportive.
Në vitin 2010 ajo hyri në librin e rekordeve Guinness si femra më e vjetër që merr pjesë në “bodybuilding”.
E ndërsa ajo merret me mbajtjen trupit në formë gatimi i takon ta bëjë bashkëshorti i saj, me të cilin ka 60 vjet e martuar.
Shikojini me vëmendje fotot e mëposhtme… Nëse një 80-vjeçare mund të ketë atë fizik falë ushtrimeve të përditshme, ndoshta duhet ta marrim më seriozisht palestrën e mos kujtohemi vetëm para plazhi./tch
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...