Google ADS

Kjo femër vendosi të bëjë foto martese e vetme, arsyeja do t’ju prek

10:20 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Fotot janë absolutisht të mrekullueshme…

Katër vite më parë, 27 vjeçarja Q May Chen nga Taipei, Tajvan arriti të mposhtë kancerin e gjirit. Por, dy vite më vonë, kanceri iu rikthye sërish, dhe kësaj radhe sëmundja kishte avancuar deri në diagnozë terminale.

Pra, si një dhuratë për veten, Chen kishte vendosur për të arritur një nga ëndrrat e saj të përjetshme, të bëjë një foto sesion vetëm.

vajze-martese-kancer-vetme-3

Chen, flet për Cosmopolitan se ajo dëshironte të vishej me fustan të bardhë qysh në fëmijëri, duke bërë foto sesion dhe të përjetonte ndjenjat e bukura të të qenurit nuse. Ashtu si shumica e mikeve të saj, ajo ëndërronte të kishte një sesion fotosh joshës nga dita e dasmës së saj, por që gjithnjë kishte pritur për mashkullin e duhur në jetën e saj si dhe kohën e duhur për ta bërë këtë. Por, kur ajo u sëmurë, kuptoi se koha e duhur ishte tani dhe personi që kishte nevojë ishte vetja e saj.

vajze-martese-kancer-vetme-13

“Koha është shumë e vlefshme, nuk mund të humbet secili moment”, tha ajo. “Unë nuk duhet të pres, unë mund ta plotësoj jetën time.”

Ajo kishte veshur katër fustane të ndryshme nusërie për ditën e madhe të saj, secili prej tyre duke përfaqësuar një anë tjetër të vetes së saj. Ngjyra kuqe simbolizonte personalitetin, roza ëmbëlsinë, e bardha përfaqësonte princeshën dhe ngjyra bezhë seksapilin, theksoi ajo.

vajze-martese-kancer-vetme-12

Foto sesioni u realizua në një pronësi malore Yangming, gjë që ngjason vërtetë përrallore. Meqenëse fotot e saj janë përzgjedhur nga mediat, May thotë se ajo ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga njerëzit që thonë se ajo i ka frymëzuar ata. Fakti se foto sesioni i saj ka ndikuar që njerëzit të shfrytëzojnë kohën e limituar që e kemi të gjithë në jetë, shpjegon May, e bën edhe më të veçantë dhe fuqizuese.

Më pas, Chen planifikon të shkojë në muaj mjalti në Bali, për të përmbushur ëndrrën tjetër të saj…

vajze-martese-kancer-vetme-7

vajze-martese-kancer-vetme-15

vajze-martese-kancer-vetme-6

vajze-martese-kancer-vetme-5

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme