Kjo është vajza 8-vjeçare me IQ më të madhe se Einstein

23:27 | 29 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Adhara Marite Perez Sanchez është vetëm 8-vjeç dhe sikurse edhe vajzat tjera, ajo ka idolët e saj që janë: Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Ajo është unike, sikurse edhe shkencëtart që adhuron, sepse për moshën që ka ajo e ka IQ-në 162, më të madhe sesa herojntë e saj, transmeton portal arbresh.info

Tani për tani ajo është duke studiuar për inxhenierikë dhe ka mbaruar disa kurse për astronominë në Universitetin e Meksikës.

Ëndërra e saj është që një ditë të bëhet astronaute dhe të punojë në NASA.

Megjithatë, jo gjithmonë ajo ka qenë kaq e shëndoshë sa sot. Në moshën 3-vjeçare ajo u diagnostifikua me autism dhe kur ishte 4-vjeç gati sa nuk kishte rënë në koma, kur edhe ndjeu një paralizë në duart e saj.

Që nga ajo kohë vajza është interesuar për Stephen Haëking dhe për mënyrën e jetesës së tij, duke u thelluar më pas edhe te shkenca për të cilin kishte folur ai.

LEXO EDHE: Instagram përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar titrat fyese

Në shkollë ajo gjithmonë ka qenë e veçuar dhe mësuesit gjithnjë janë ankuar për të, jo sepse ajo ishte një dembelicë, por sepse ajo mërzitej nga mësimet e shkollës.

Vajza tani është kthyer në kryetitul për mediat ndërkombëtare, sidomos për ato meksikanë, të cilët me një krenari të madhe shkruajnë për të./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme