Kjo është stuhia që do të godasë Tokën, ja sa larg jemi nga “fundi i botës”

01:40 | 25 Maj 2019
Trina Galanxhi

Dritat e Polit të Veriut (Aurora Borealis) – fenomen spektakolare vizual që mund të shihet në Rrethin Arktik, mund të vërehen edhe në pjesë të tjera gjeografike në ditët e ardhshme si rezultat i stuhisë gjeomagnetike që do ta godasë Tokën.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar për Oqeani dhe Atmosferë (NOAA) dhe agjencitë meteorologjike amerikane deklaruan se stuhia ka nivel të moderuar, por e mjaftueshme për të bërë që dritat e veriut të shihen me sy të lirë në Kanada dhe në veri të SHBA-së.

Stuhia gjeomagnetike është një fenomen që ndodh për shkak të ndryshimeve në magnetosferën e Tokës. Fenomeni në fjalë krijohet me hedhjen e masës koronare, përkatësisht emetimin e plazmave diellore Nevojiten ditë të tëra që stuhia të arrijë Tokën, por ajo, sipas supozimeve, ta godasë planetin tonë në mënyrë më agresive brenda 18 orëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme