Shkencëtarët janë duke vërejtur varësinë nga pirja e tepërt e ujit, sepse gjeneratat e reja janë të preokupuara me hidratimin e organizmit.
Shkencëtarët konstatojnë se gjatë viteve të kaluara është bërë trend teprimi i pirjes së ujit. Edhe pse shpesh theksohet si rekomandim i rreptë i ekspertëve, tetë gota ujë në ditë vërtet janë mit, thonë ata, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, sasia e ujit dhe nevoja për të varen nga njeriu tek njeriu dhe nuk ekziston numër i caktuar i cili do të kishte të bënte me të gjithë njerëzit.
Përveç kësaj, njeriu merr nga ushqimi prej 20 deri në 30 për qind, posaçërisht në stinën e verës kur pemët dhe perimet stinore janë të pasura me ujë. Kështu, për shembull, me tranguj, shalqinj dhe me artikuj të ngjashëm mund të hidratoni organizmin, prandaj me siguri edhe nevojën për të pirë më pak ujë.
Personat e rritur rrallëherë do të kenë problem me hidratimin, sepse organizmi do t’i lajmërojë para se të ndodhë kjo, ndërkaq më të rrezikuarit janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët.
Gjatë decenieve të kaluara njerëzit filluan të thoshin se ishin bërë të varur nga pirja e ujit, të shtyrë nga premtimet për lëkurë të bukur, për trup të liruar nga materiet e dëmshme, për shtim të energjisë…
Mirëpo, gjithnjë e më shpesh ndodhin rastet e varësisë nga të cilat njerëzit kanë nevojë gjithsesi disa minuta që të pinë një gllënjkë dhe askund shkojnë pa një shishe me ujë.
Kështu ndodh për shkak të ndryshimit të kimisë së trurit i cili pret sasi më të madhe uji, gjë që mund të çrregullojë punën e veshkave dhe gjumin për shkak të urinimit të shpeshtë.
Gjithashtu po ndodhin edhe raste të vdekjes për shkak të dozës së tepërt me ujë – pas pirjes së disa litrave brenda një kohe të shkurtër, shkruan BusinessInsider.
Cila është sasia e vërtetë e pirjes së ujit?
Realisht, femrave u mjaftojnë rreth 1,6 litra në ditë, ndërkaq meshkujve rreth dy litra – ekskluzivisht ujë. Mirëpo, siç edhe e theksuam më sipër, me artikuj ushqimorë të pasur me ujë, nevoja për të pirë ujë zvogëlohet.
Ekziston edhe masë më e mirë – ajo është verifikimi i ngjyrës së urinës. Nëse urina ka ngjyrë të errët, përfundimisht ju mungon uji, andaj është optimale që urina të ketë ngjyrë të verdhë të ndritshme. Te hidratimi i tepruar, ajo bëhet pothuajse e pangjyrë.
Peci: Digjitalizimi do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë
“Është një version më i mirë i Haalandit”, Van Der Vaart zbu...
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...