Krechelle Carter është nëna e gjashtë fëmijëve të cilët janë nën moshën gjashte vjeçare. Ajo ka treguar se si ofendohet nga njerëzit me pyetje provokuese, duke shkruar në llogarinë e saj edhe pyetjet më të bezdisshme, raporton DailyMail, transmeton Indeksonline.
Një zonjë e ndershme në të dyzetat erdhi e më pyeti: Ata nuk janë të gjithë tuajt, apo jo??!’
“Po, sigurisht që janë, të lindur dhe edukuar nga mitra ime. Mjaft e çuditshme që legeni im është ende fantastik”, i është përgjigjur ajo.
‘A kanë të gjithë ata të njëjtin babai ????’, është pyetja tjetër.
“Epo ne nuk i kemi testuar gjenetikisht, por ne jemi mjaft të sigurt, sepse katër të parët kanë gjestet e babait”.
Ajo ka thënë se nuk është në rregull që dikush të ndihet sikur sasia e fëmijëve që kanë është e gabuar ose e drejtë.
“Në të vërtetë nuk është punë e njeriut nëse keni fëmijë zero ose dhjetë fëmijë, nëse janë të lumtur, të shëndetshëm dhe të dashur! Ne të gjithë duhet të mbështesim njëri-tjetrin”, ka thënë tutje Carter.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...