Kjo është mosha që njerëzit shpenzojnë para pa limit

22:57 | 19 Mars 2018
Arbresh.info
Nëse ndiheni në ndonjë moment se jeta nuk mund të bëhet me e shtrenjtë se kaq kur jeni në të 20-at, kemi një lajm të keq.
Duhet të prisni moshën 31 vjeçare për të kuptuar se sa e shtrenjtë është jeta në të vërtetë. Sipas një studimi të fundit, është pikërisht mosha 31 vjeç kur njerëzit shpenzojnë më tepër para.

Sipas të dhënave të “ClearStore”, nga 3000 klientë të saj, ishin pikërisht 31 vjeçarët ata të cilët shpenzonin më tepër para. Në moshën 31 vjeçare nuk është se njerëzit i shpenzojnë paratë e tyre për gjëra të kota, por janë eventet apo gjërat e nevojshme ato të cilat kushtojnë.

Por shpenzimi më i madh është martesa, ku kohët e fundit pikërisht kjo është mosha mesatare ku njerëzit vendosin të martohen. Më pas vjen blerja e një shtëpie apo të tjera gjëra si këto, të cilat i bëjnë 31-vjeçarët njerëzit të cilët kanë shpenzimet më të mëdha se të tjerët, sigurisht në vija të përgjithshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme