Kjo është mosha kur burrat tradhëtojnë më shumë gratë e tyre

06:54 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Kur bëhet fjalë për tradhtitë bashkëshortore shpesh njerëzit kanë në mendje pamjen e një djaloshi të ri, të fortë dhe seksi.

Ndonëse kjo mund të jetë e saktë në njëfarë mënyre, hulumtimet e reja kanë gjetur se njerëzit që kanë më shumë gjasa të mashtrojnë nuk janë modeli i meshkujve të mësipërm.

Një studim i fundit shokues zbuloi se 20 % e amerikanëve të martuar mbi 55 vjeç thanë se kanë mashtruar bashkëshortet e tyre, ndërsa vetëm 14 % e tyre nën 55 vjeç thanë se kanë pasur marrëdhënie jashtëmartesore.

Shkalla e pabesisë dhe tradhëtisë duket se fillon pas të 70-tave. Ky studim u zhvillua nga “Sondazhi i Përgjithshëm Social”, një sondazh sociologjik që ka mbajtur një historik të gjatë të shqetësimeve, përvojave dhe qëndrimeve të amerikanëve që nga viti 1972. Mendohet se tradhëtia pas të 55-tave lidhet me revolucionin seksual.

Tradhëtitë mund të kenë qenë edhe vite më parë të shumta në këtë moshë madhore, por vetëm në ditët e sotme burrat i pranojnë më lirshëm ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme