Jo më kot dëgjojmë shpesh të thuhet se ndarjet janë të vështira. Janë!
Shpesh ka debate që diskutojmë çfarë është më mirë, të lësh apo të jesh e lëna, por në të vërtet sidoqoftë situata, është e vështirë.
Gjithsesi, nëse arrini në përfundimin se lidhja nuk po funksionon, është koha të vendosni.
Tani problemi i radhës është: “Si të ndaheni duke lënë tek partneri shije të mirë”?
Ndiqni guidën më poshtë.
1. Jepini historisë peshën që meriton.
Veçanërisht, nëse lidhja ka qenë e gjatë është shumë e rëndësishme ta respektoni partneren gjatë këtij procesi. Ndonëse jetojmë në botën e mesazheve, mos u ndani me një sms apo në WhatsApp.
Kjo mënyrë, përveçse ngjan e pasjellshme, s’i jep mundësi palës tjetër t’ju shohë në sy dhe t’ju pyes për çdo dilemë që ka. Dhimbja e tij/saj do të bëhet edhe më e madhe dhe me shumë gjasa do t’ju telefonojë pa pushim. Nëse të paktën ju intereson mirëqënia e tij/saj, gjeni një tjetër mënyrë.
2. Tregohu i ndershëm rreth asaj që po ndodhMundohu që gjatë kësaj kohe të tregohesh i hapur dhe i sinqertë për çfarë ndjen dhe mendon. Kjo do të të shpëtojë nga shumë ndjesi të këqija në vijim, shkruan anabel.
E mira është t’i flisni partnerit/es për përfundimet që keni arritur, për prioritetet dhe gjithçka tjetër. Përpiquni të mos e fajsoni atë .
3. Bëjeni një ndarje të qartë!Nëse doni t’i bëni një nder vetes apo partnerit/es, bëjini gjërat e qarta. Detyra juaj është të tregoheni të qartë dhe të prerë nëse vërtet e keni ndarë mendjen.
Të lini dikë në pritje, apo me dilema nuk është aspak e ndershme dhe e drejtë për palën tjetër.
4. Mos u ndani në publikMe shumë gjasa, vendi perfekt për t’u ndarë nuk ekziston. Gjithsesi, nëse e dini sa emocional është partneri/ja juaj mos e bëni në sy të njerëzve të tjerë.
Një vend me njerëz do të ndikojë tek cilësia e bisedës që do të bëni me njëri tjetrin.
5. Jini i sjellshëm gjer në fund!
Ky rregull duhet kujtuar në çdo hap të këtij procesi. Sado e vështirë të jetë, tregohuni të sjellshëm dhe të duruar. Dhe, nëse keni mundësi ta vendosni veten në vendin e tij/saj, bëjeni.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit