Google ADS

Kjo është loja e rrezikshme që po kërcënon fëmijët pas Balenës blu

09:48 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Një lojë e çuditshme që po qarkullon në Facebook i frymëzon fëmijët që të zhduken nga shtëpia për dy ditë. ’’48 hour Challenge’’ është sfida e kthyer në trend në rrjete sociale, e cila kërkon që miqtë dhe familjarët të publikojnë postime ku i urojnë mirëserardhjen.

Një grua ka treguar se fëmija i saj, së bashku me të tjerë është larguar dhe u gjet pas 55 orësh. “Isha e tmerruar duke menduar se mund të kishin vdekur, përdhunuar, trafikuar apo vrarë.

Por këto fëmijë mendojnë se është qesharake. Nuk u mërzita aspak kur policia kërkoi që t’i mbante në paraburgim,” – tha ajo për Independent. Pas lojës së balenës blu, që ka marrë jetën e shumë fëmijëve në mbarë botën ky mund të jetë kërcënimi i rradhës për të gjitha familjet. Mendohet se Facebook është një ndër rrjetet sociale që shpërndan me shpejtësi cdo postim dhe arrin të bëhet virale për një kohë të shkurtër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme