Kalatë në formë të yllit janë ndërtuar në mesjetë, për t’u mbrojtur më mirë nga topat e armiqve. Në Italinë Veriore, është një qytet i quajtur Palmalova, e cila është shembull tipik i fortifikimit të yllit, shkruan thevintagenews.
Ajo u themelua në vitin 1593 nga Republika e Venedikut për të festuar njëzetë e dy vjetorin e fitores së Venecias kundër osmanëve dhe për ta mbrojtur gadishullin italian nga sulmet e mëtejshme osmane.
Mendohet se Palmanova ishte kështjella më e madhe në Evropë në atë kohë. Ajo kishte tri porta të hyrjes: Udine, Aquileia dhe Cividale dhe tetëmbëdhjetë rrugë radiale kryesore.
Kështjella Medieval ka qenë më shumë se sa një fortesë me gurë masivë. Aty kanë qenë të dizajnuara fortifikime të mprehta të cilat janë përdorur në mënyrë kreative dhe briliante për t’u mbrojtur nga sulmet e armiqve.
Me shumë zgjuarsi janë planifikuar dizajne të shumta brenda kështjellës Medieval. Gjithçka, duke filluar nga muret e jashtme e deri tek shkallët në brendësi.
Hendeku është menduar të jetë si pengesë për t’u afruar armiqtë, mirëpo ky nuk ka qenë funksioni primar i hendekut. Më shumë ishte ndërtuar nga frika se armiqtë mund të depërtonin nëpër tunele brenda në fortesë.
Hendeku pra është krijuar për të pamundësuar këtë, sepse e dinin që hendeku do të pësojë kolaps dhe do të mbushet me ujë.
Shpesh herë hendeku nuk ishte jashtë mureve të kështjellës por ishte mes murit të jashtëm dhe të brendshëm.
Për t’u njohur më thellë me historinë e kësaj kalaje, sekretet e shkallëve e shumë detaje të tjera, shikoni videon e mëposhtme./arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...