Google ADS

Kjo është historia e vërtetë për Shën Valentinin, do të përloteni pasi ta lexoni

18:20 | 13 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Shën Valentini ishte peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë. Vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët t’u ishin besnikë njëri-tjetrit.

Klaudio, perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të futeshin në rradhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, meshkujt nuk donin pasi një gjë e tillë, do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Kështu Klaudio anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës.

Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi dhe si rezultat kur kjo u bë e ditur, Shën Valentini u arrestua dhe u dënua me prerje koke.

Romët për nder të tij, kishin ndërtuar nje tempull jashtë kishës, por kur Armandito pushtoi Romën, shkatërroi edhe tempullin. Pas disa vitesh, arkeologu Pertuci i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e tij.

Shën Valentini nuk festohet as nga feja katolike e as nga ajo ortodokse. Këtë e vendosën më tepër tregëtarët për të zbrazur raftet e tyre, megjithatë është një ditë që na pëlqen të ndihemi pak më ndryshe se ditët e tjera dhe pse jo ta shprehim hapur dashurinë kundrejt personit që kemi në zemër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme