Në këtë kohë të këtij viti, shumë njerëz veçse i kanë harruar të gjitha qëllimet dhe synimet që ia kanë vendosur vetes gjatë natës së Vitit të Ri, por jo edhe ky çift. Në fakt, ata i kanë qëndruar besnik një qëllimi për 18 muaj dhe kanë shënuar progres të mahnitshëm.
Me 1 janar të vitit 2016, Lexi dhe Danny Reed kishin vendosur të fillonin të humbnin peshë së bashku, dhe kësisoj kishin filluar të stërviten, kishin pasur kujdes me ushqimin dhe, më e rëndësishmja, e kishin mbështetur njëri-tjetrin në çdo hap të këtij rrugëtimi, transmeton Telegrafi.
Plani i tyre ishte tejet i drejtpërdrejt – kishin filluar t’i numëronin kaloritë që i konsumonin, kishin vendosur qëllime të reja çdo herë dhe kishin ushtruar pesë herë në javë. Nuk kishin pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike, për një nutricionist, për trajner personal apo hapa të ndryshëm.
Ata thjesht ishin të gatshëm për ndryshimin dhe për të jetuar një jetë më të shëndetshme.
Lexi gjithashtu e ka dokumentuar progresin e saj shëndetësor dhe të fitnesit edhe në rrjetet sociale. Kur ajo kishte filluar rrugëtimin e saj, ajo kishte peshuar 220 kilogramë, dhe e kishte pasur vetëm një qëllim: të ushtronte për të paktën 30 minuta, pesë herë në javë. Tani ajo është mësuar si t’i numërojë kaloritë, si të gatuajë ushqime të shëndetshme dhe si të kujdeset për trupin e saj.
Që të dy, Danny dhe Lexi, vazhdojnë ta shpërndajnë me tjerët stilin e tyre të ri të jetesës në rrjete sociale dhe shpresojnë se mund t’i motivojnë edhe tjerët që të jetojnë më shëndetshëm.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...