Kjo është feja me rritjen më të shpejtë në botë (FOTO)

16:50 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Një anketë e fundit globale e kryer nga National Geographic tregon se feja me rritjen më të shpejtë në botë nuk është Islami ose Krishterimi, por në fakt ‘asnjë fe’ – ateizmi.
Studimi vjen në lidhje me serinë e re televizive të Nat. Geo, “Historia e Zotit”, në të cilin shfaqet Morgan Freeman i cili udhëton botën për të hulumtuar fetë të cilat praktikohen nga kultura të ndryshme.

Me titujt botëror të dominuar nga Shteti Islamik, emigracioni islam nëpër Evropë/Afrikë dhe ‘ndryshimet’ e fundit në fetë botërore që janë bërë “për t’u dukur” se feja është e fuqishme si asnjëherë më parë, do të gaboheni nëse mendoni se Islami apo Krishterimi janë fetë me rritjen më të shpejtë.

Në fakt po ndodh e kundërta. Studimi iu referohet ateistëve si “afetarë” ose njerëz të cilët nuk praktikojnë ose identifikohen me ndonjë fe, transmeton Gazeta Express.

Sipas rezultateve, ateizmi tani është përkatësia e dytë më e madhe fetare në Amerikën e Veriut dhe në shumicën e Evropës.
Vetëm në SHBA, rreth 23% e popullsisë tani identifikohen si ateistë, një rritje prej 6.7% nga viti 2007. Për më tepër, ateistët e SHBA-së tani përfaqësojnë një pjesë më të madhe të popullsisë sesa katolikët, protestantët dhe ndjekësit e tjerë të besimit Krishterë – si Islami dhe Budizmi.

Studimi gjen se Franca, Zelanda e Re dhe Holanda tani janë liderët botërorë në sekularizëm (besimi se njerëzit duhet të lirohen nga mësimet fetare) dhe këto shtete së shpejti do të kenë një popullsi me më shumë ateistë sesa të përkatësive të tjera fetare.

Nëse statistikat vazhdojnë në këtë drejtim, studimi gjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Australia së shpejti do t’iu bashkohen këtyre vendeve.

Siç qëndron tani, Australia dhe Mbretëria e Bashkuar tashmë janë duke e humbur shumicën e krishtere. Në anën tjetër, askund në Tokë feja nuk është duke u rritur më shpejtë se sa në Afrikën Sahariane.

Kjo pjesë e botës është duke përjetuar nivelet më të larta të lindjes dhe kur e parashikon rritjen e popullsisë në terma më të gjatë – p.sh gjatë 25 viteve të ardhshme – del se numri i njerëzve fetarë nga ky rajon do të jetë mjaftueshëm i madh sa për të lënë pas numrin e ateistëve në botë.

Sa për besimet individuale fetare, Islami është dukshëm në rritje krahasuar me fetë e tjera, kështu që ka gjasa që deri në vitin 2050 Islami të kalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë.

islam-christ-2-ngsversion-1461422622663_1501769534-5343216

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme