Bimët i japin zonës një jetë dhe bukuri shtesë. Por, përderisa disa njerëz kanë gishtërinj magjik kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për gjelbërimin, të tjerët kanë ndjenjën se është e mjaftueshme të shikojnë bimët, pasi përtojnë të përkujdesen për to.
Bima me të cilën nuk duhet të shqetësoheni për gjëra të tilla është – zamia.
Sipas Feng Shui, ajo sjell lumturi dhe para në shtëpi, dhe përparësia e saj e madhe është fakti se ajo mirëmbahet lehtë.
Kjo bimë me gjelbërim të përhershëm ka origjinë nga Afrika, dhe për shkak të pamjes interesante dhe mirëmbajtjes së lehtë, është shumë popullore në rregullimin e shtëpive.
Ajo rritet deri në një metër në lartësi dhe ka më shumë degë me gjethe jeshile – me shkëlqim, të butë dhe të fortë.
Ju duhet të bëni është të siguroheni të mos qëndrojë direkt në diell dhe temperatura ku ndodhet ajo të mos jetë nën 15 gradë Celsius. Temperatura optimale për këtë lloj bime është 18 deri 24 gradë.
Ajo duhet ujitur një herë në muaj ose më rrallë. Mos e teproni me ujitje, pasi fillon të kalbet.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...