Mundësia për të lindur binjakë në 3 shtatzëni është shumë e rrallë, në 88.000 raste në 1.
Por këto shanse i ka hedhur poshtë 20 vjeçja nga Kansasi i Amerikës, Danesha Couch.
Ajo po e konsideron vetën si ‘zonja e veçantë’ për shkak se në 3 shtatzënitë që i ka pasur në 3 vitet e fundit, ka pritur binjakë nga secila lindje.
Couch ka treguar se ndjehet e bekuar nga zoti për bebet e saj si dhe për përkrahjen e bashkëshortit si dhe të tërë familjes.
Së pari ishte bërë nënë në prill të vitit 2014 kur kishte lindur dy djem. Më pas, në maj të vitit 2015 Danesha përsëri ishte bërë nënë e dy binjakeve. Kurse në muajin qershor të këtij viti, ajo i ka shtuar familjes edhe dy anëtarë të rinj.
Edhe pse të tri lindjet e saj kanë qenë të parakohshme dhe shumë të rrezikshme, ajo tani është shumë e shëndetshme ashtu sikur edhe fëmijët e saj. /Orainfo
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...