Kërkesa e madhe për ekzorcistë ka çuar deri te mungesa e priftërinjve që janë të specializuar për përzënien e djallit, thonë ekzorcistët zyrtarë nga Vatikani. Kisha katolike thotë se rritja e numrit të njerëzve, të pushtuar nga djajtë, është pasojë e eksperimentimit me satanizëm dhe me dukuritë okulte.
Është i vogël numri i priftërinjve që janë të autorizuar nga Kisha që të bëjnë ekzorcizëm. Psikiatri dr. Valter Cascioli, që është këshilltar i Shoqatës ndërkombëtare të ekzorcizmit, thotë se numri i satanistëve është në rritje e sipër.
Ai apelon te fakultetet teologjike që të “prodhojnë” sa më shumë ekzorcistë. Fajin për rritjen e numrit të personave të pushtuar nda djalli në Britani ai ia përshkruan filmave dhe librave të Harry Potterit, alkoolit dhe pornografisë./Arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...