Kina teston trenin më të gjatë dhe më të shpejtë

21:37 | 10 Mars 2018
Trina Galanxhi

Treni i ri, që Kina po e teston , ka dy karroca më shumë se trenat tjerë dhe është i aftë të mbajë 1100 udhëtarë.

Aktualisht, treni i gjatë Fuxin ka filluar të ecë me shpejtësi të lartë në Pekin, transmeton portali arbresh.info

Me një shpejtësi të projektuar prej 350 kilometrash në orë, treni i ri mat 415 metra dhe ka 16 karroca, dy herë më shumë se ato aktualet.

Treni është dizajnuar dhe prodhuar në Kinë. Është më e gjërë dhe me efiçencë për energji, me jetë më të gjatë shërbimi dhe besueshmëri më të mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme