Kina po shpenzon miliona për kontrollin e motit

18:26 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Në shumicën e rajoneve të Kinës Qendrore dhe Perëndimore, thatësira, veçanërisht në dekadat e fundit, është një problem serioz.

Fushat ku rritet orizi dhe gruri dhe mungesat e ujit mund të shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike. Kjo është arsyeja pse qeveria ka nisur një program që synon të kushtëzojë reshjet.

Teknika e përdorur quhet “inseminimi i reve”, baza shkencore e të cilës, megjithatë, ende nuk është demonstruar plotësisht.

Pekini po shpenzon rreth 168 milionë dollarë për zbatimin e këtij plani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme