Kina po ndërton sistemin më të fuqishëm në botë për identifikimin përmes fytyrës

21:01 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kina është duke ndërtuar sistemin më të fuqishëm në botë për identifikimin përmes fytyrës.

Synimi është që të identifikojë secilin qytetar nga 1.4 miliardë banorët e vendit, brenda tri sekondave, transmeton portali arbresh.info

454b065200000578-4976924-image-a-5_1507894487997

Qëllimi kryesor është që sistemi të përputhet me fytyrën e dikujt në fotografi.

Projekti, i nisur nga Ministria e Sigurisë Publike në vitin 2015, është në zhvillim dhe bashkëpunim me një kompani të sigurisë me seli në Shangai.

Sipas South China Morning Post, sistemi i njohjes së fytyrës prej 1.4 miliardë personash po zhvillohet nga Isvision, e cila e kishte fituar kontratën gjatë vitit të kaluar.

454b063600000578-0-image-a-37_1507898320055

Megjithatë, kompania nuk ka dhënë detaje rreth projektit.

Kamerat e sigurisë të zbulimit me aftësi për njohjen e fytyrës u përdorën për herë të parë në Sheshin Tiananmen që në fillim të vitit 2003, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Sistemi i kompanisë është i lidhur edhe me të dhënat e policisë, mbi personat e dyshimtë dhe ka aftësi të njeh dhe të dallojë personat e caktuar edhe në turmë.

454b066500000578-0-image-a-36_1507898311041

Fan Ying, studiues në qendrën kërkimore për menaxhimin e popullsisë të Ministrisë së Sigurisë Publike, i tha gazetës se ekipi i projektit ka ‘sfida të pashembullta’ për shkak të kërkesave të qeverisë për shpejtësi dhe saktësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme