Kina heq pandat gjigante nga kategoria e specieve të rrezikuara

01:10 | 11 Korrik 2021
Trina Galanxhi

Qeveria kineze njoftoi se pandat gjigante janë hequr nga kategoria e “specieve të rrezikuara”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC-së, Cui Shuhong, shefi i Departamentit të Konservimit të Natyrës dhe Ekologjisë pranë Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit të Kinës, në një konferencë për media deklaroi se pandat gjigante tani do të klasifikohen si “specie të prekshme”.

Cui theksoi se klasifikimi i ri ndodhi pasi numri i pandave që jetojnë në zonat e konservimit natyror ka arritur në 1.800.

“Klasifikimi i ri pasqyron përmirësimin e kushteve të jetesës (të pandave) dhe përpjekjet e Kinës për të ruajtur integritetin e habitateve të tyre”, tha Cui.

Bashkimi Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës (IUCN) me seli në Zvicër, hoqi pandën gjigante nga klasifikimi “specie të rrezikuara” dhe e vendosi atë në kategorinë “specie të prekshme” në vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme