Në mesin e shtatë vendeve që nuk mund t’i shihni apo gjeni në Google Maps, gjenden baza ajrore Volkel, Agjencia për Siguri Kombëtare e Tajvanit, baza e NATO-s Galenkirhen, Izraeli dhe kufiri SHBA-Meksikë, shkruan Business Insider.
Jo shumë larg nga brigjet spanjolle të Mesdheut, figuron një pjesë e lyer me të zezë në hartat e Google-it, kurse supozohet se atje ende gjendet një sistem i radarit amerikan për vëzhgimin e kësaj pjese të Mesdheut.
Një prej vendeve që është e pamundur të gjendet në hartat e Google-it, është edhe një kodër prapa kryeqytetit të Tajvanit, Taipei, ku është e vendosur Agjencia e Sigurisë Kombëtare (National Security Bureau).
Objekti gjigant i kësaj agjencie ka vetëm një rrugë dhe është aq shumë e fshehtë, sa që është e pamundur të shihet në pamjet e kapura në satelitët.
Gjithashtu, përgjatë kufirit Gjermani-Francë, jo larg qytetit të Këlnit gjendet qyteza Galenkirhen, por ajo çfarë është më interesante se vetëm pak kilometra larg tij është e ndërtuar baza ajrore e NATO-s, që është mirë e kamufluar.
Jo larg nga qyteti spanjoll Kartagena, ekziston një njollë e zezë që fsheh diçka.
Ndërkaq, vija kufitare SHBA-Meksikë kalon liqeni Rio Grande. Megjithatë, një pjesë e liqenit në Hoodspet të Teksasit është e shlyer. Mbi 20 kilometra të vijës kufitare në afërsi të Siudad Huarez, është gjithashtu një njollë e zezë që fsheh diçka, kurse besohet se është bërë me qëllim që të parandalohet kontrabandimi i njerëzve dhe lëndëve narkotike përmes vijës kufitare.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...