Google ADS

Këto janë nëntë mënyrat për të qenë më tërheqës

18:06 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Ka shumë njerëz që ndoshta nuk janë më të bukurit, por janë tejet tërheqës, e kjo gjë është shumë e rëndësishme.

Ka shumë gjëra që e bëjnë një njeri të dallohet se a është apo jo tërheqës. Janë tiparet e qëndrimit, gjendja shpirtërore, edukimi, aftësia për të bashkëbiseduar, toni i zërit, qëndrimi e gjëra të shumta që e plotësojnë atë.

Sipas hulumtuesve, janë gjetur disa pika që i bëjnë njerëzit më tërheqës se të tjerët , transmeton Indeksonline.

-Të qenurit i mirë me humor

Humori është veçanërisht një ndër pikat kryesore. Pra sipas studimeve, femra janë tërhequra nga djemtë që i bëjnë ato të qeshin. Pra kuptimi është se kur ato qeshin, ndjehen mirë. Por jo në çdo rast kërkohet e njëjta nga meshkujt. Meshkujt jo gjithmonë tërhiqen nga femrat që i bëjnë ata të qeshin.

-Rrethimi i vetës me shoqëri

E keni vënë re që ka shumë njerëz që nuk janë shumë tërheqës por shoqëria e tyre është?

E pra, mos pyesni pse! Një studim i vitit 2014, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, ka gjetur se njerëzit pothuajse gjithmonë duken më tërheqës kur ata janë në grup.

-Mbani një qëndrim tuajin

Më pak fjalë, ndoshta mund të jetë “arma” juaj më e mirë. Hulumtuesit kanë treguar se fiziku juaj sigurisht se ka shumë avantazh në tërheqje dhe se duhet të provoni të jini më të qetë, për të plotësuar edhe më shumë atë.

-Jini udhëheqës

Shumica e njerëzve janë të tërhequr së fundi nga pushteti. Sipas studimeve të fundit njerëzit në një grup mendonin se kreu i grupit të tyre është më tërheqës se njerëzit që nuk janë në grup. Për shembull, CEO i një kompanie mund të duket më tërheqës për punonjësit se për njerëzit jashtë kompanisë.

-Buzëqeshni më shumë

Duke u thënë njerëzve të buzëqeshni më shumë është gjëja më e bezdisshme ndonjëherë. Femrat në veçanti. Megjithatë, në dy eksperimente, studiuesit në Zvicër kanë shqyrtuar marrëdhëniet në mes atraktivitetit të të qeshurës. Ata gjetën se buzëqeshja është aq tërheqëse sa e përmbushë gjithë njeriun. Në fakt një shprehje e lumtur e fytyrës, kompenson jo-atraktivitetin relativ.

-Bukuria

Kjo ka një kuptim të përbashkët. Njerëzit e bukur, edhe dëgjohen më shumë dhe më mirë, pra kur gjen personin më tërheqës gjithçka plotësohet. Thuhet se e bukura gjithnjë i bën edhe vendet më të bukura.

-Kujdesi për lëkurën

Është përcaktuar se lëkura është një gjë shumë tërheqëse madje edhe detajet e fytyrës, si nofulla dhe buzët më të mëdha.

-Bëhu vetvetja

Nuk ka një mënyrë më të mirë të tërheqjes së të qenurit vetvetja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme