Këto janë gënjeshtrat që ne do t’i besojmë gjatë gjithë jetës

23:06 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Në jetë hasemi me një gamë të gjerë idesh klishe që supozohet të jenë të drejta ose të gabuara. Disa gjëra i dëgjojmë aq shpesh, saqë automatikisht fillojmë t’i pranojmë si të vërteta. Duke qenë se shumë nga këto ide të marra si të mirëqena janë të gabuara, ato mund të rëndojnë mbi ne për vite me radhë. Ja cilat janë 10 gënjeshtrat që ne i besojmë për të vërteta.

Vetëm do të thotë vetmi

Vetëm nuk do të thotë gjithmonë vetmi dhe marrëdhënie nuk do të thotë gjithmonë lumturi. Të qenët vetëm nuk shkakton asnjëherë vetmi sa një marrëdhënie e gabuar. Nëse gjerat nuk shkojnë siç duhet, merr një pushim dhe kalo pak kohë me numrin 1, veten tënde. Së pari gjej vetveten. Vlerëso vlerat e tua. Dhe, kështu që në lidhjen tjetër që mund të jetë duke u mbytur, do të jesh i përgatitur të ‘notosh’ i sigurt.

Lumturua vjen kur ke gjithçka që do

Të jesh i lumtur nuk do të thotë të mos kesh më asgjë ç’të dëshirosh; do të thotë të jesh mirënjohës për atë që ke dhe i duruar për atë që do të vijë më pas. Ndonjëherë jemi aq të përkushtuar për të arritur diçka të madhe saqë harrojmë gjërat e vogla që i japin jetës magjinë e saj. Kështu që vlerësoje të sotshmen me gjithçka të dhuron. Këto janë ditët e vjetra që do të mungojnë në vitet që të presin përpara.

Dhimbja është diçka që mund ta shohësh

Asnjëherë mos e nënvlerëso dhimbjen e një personi tjetër; është një gjë ndaj të cilës të gjithë luftojnë. Disa janë më të zotët për ta fshehur se sa të tjerët. Ti nuk e di ç’ndodh pas një dere të mbyllur. Të gjykosh të tjetrit është humbje kohe dhe energjie. Nëse ke kohë të mjaftueshme për të gjykuar të tjerët do të thotë se ke më shumë kohë se ç’duhet në duar; ngrihu dhe bëj diçka të vlefshme.

Jeta duhet të bëhet mbi një farë rregulli

Në fund të fundit, janë mendimet tona ato që na lëndojnë. Thjesht duke ndjerë atë që ndjen me sinqeritet mund të jetë një lloj shërimi. Ne kemi lirinë të zgjedhim se si duam t’i përgjigjemi asaj që jeta na servir. Le ta harrojmë se si do të dëshironim të ishte jeta jonë dhe të përqafojmë jetën e vërtetë që përpiqet të gjejë rrugën e saj në ndërgjegjen tonë. Ndrysho ç’të mundësh; ndrysho mendimet e tua për atë që s’mund të ndryshojë dhe ec përpara.

Ti duhet të jetosh në bazë të një farë rregulli

Kur të pushosh së krahasuari veten me versione të tjera të vetvetes, të vërteta apo imagjinare, dhe kur të pushosh të krahasuari veten me të tjerët, të vërtetë apo imagjinarë, atëherë do të shijosh një copë të vërtetë jete, jo imagjinare.

Vetëm disa të privilegjuar kanë mundësi të jetojnë një jetë të bukur

Nëse zgjohesh çdo mëngjes dhe thua: Po, sot do të jetë një ditë e bukur. Dhe, çdo mbrëmje gjen një arsye për të thënë: Po, sot ishte një ditë e bukur. Atëherë një ditë, shumë kohë pas kësaj, do të shohësh prapa, do të qeshësh me kujtimet e tua dhe do të thuash; Po, kam jetuar një jetë të bukur.

Kohët e vështira janë të panevojshme

Ndonjëherë, gjërat duhet të shkojnë keq përpara se të rregullohen. Ndonjëherë, duhet të lësh njerëzit e këqij të ecin përpara, para se njerëzit e mirë të bëjnë të njëjtën gjë. Ndonjëherë, duhet të ndihesh i dobët në mënyrë që ta kuptosh ç’do të thotë vërtetë të jesh i fortë. Ndonjëherë, duhet të takosh shumë njerëz që të pëlqejnë përpara se të gjesh atë që do. Ndonjëherë duhet të gjesh të mirën tek e keqja, duke e ditur se në fund të fundit, është eksperienca ajo që të mëson gjithçka.

Të jesh i fortë do të thotë të mos ndjesh dhimbje

Në të vërtetë, njerëzit më të fortë janë ata që ndiejnë dhimbje, e pranojnë atë, mësojnë prej saj dhe e kalojnë atë. Sekreti qëndron në gjetjen e kurajës për të marrë pak kohë, për të derdhur një lot dhe për të fshirë pluhurin nga vetja; që pastaj të rikthehesh në ‘ring’ e të luftosh siç nuk ke bërë kurrë më parë.

Mund të shtiresh

Ndieje dashurinë përpara se të thuash ‘të dua’, ndieje mirënjohjen përpara se të thuash ‘faleminderit’, ndieje përulësinë përpara se të thuash ‘më fal’. Kur e ndien përpara se ta thuash, duhen më pak fjalë dhe shkon direkt e në zemër.

Të ëndërrosh është humbje kohe

Dhuratat më të bukura janë ato të padukshme për sytë, por që ndjehen thellë në zemër. Ajo që shohim është vetëm një fraksion i vogël i asaj që është e mundur. Imagjinata është të kesh vizion për të parë atë që gjendet poshtë sipërfaqes; pamja më e rëndësishme, por e padukshme për sytë. Ndonjëherë, diçka e paimagjinueshme pret të ndodhë; duhet vetëm të ëndërrosh shumë për ta zbuluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme