Në Rumani, në atdheun e Drakulës dhe bestytnive, ‘shtrigat’ janë kursyer nga gjuetia e shtrigave në kohën mesjetare.
Besohet se në Europë gjatë periudhës mesjetare janë vrarë diku rreth 100 mijë gra që njiheshin si parashikuese të fatit, transmeton portali arbresh.info.
Në fakt, në Rumani, magjia nuk është vetëm prezente, por ajo lulëzon secilën ditë e më shumë dhe besohet që edhe politikanët i kanë frikë ‘shtrigat’.
Sipas banorëve të Rumanisë, besohet se ato janë në gjendje të prishin një martesë, të shërojnë sëmundje, të largojnë syrin e keq dhe të parashikojnë të ardhmen.
Statistikat tregojnë se një në dhjetë rumunë vizitojnë magjistarët.
Njëra nga magjistaret, thotë se ajo praktikon magjinë e zezë dhe të bardhë, shëron fëmijët nga sëmundje të ndryshme dhe liron njerëzit nga magjitë e ndryshme.
Sipas tyrë, janë ditët e veçanta në calendar se kur ato kanë fuqi që të parashikojnë të ardhmen.
Magjistaret në Rumani arrijnë të mbledhin rreth 1 milion euro në vit nga puna që bëjnë.
Shteti një kohë kishte propozuar një ligj për të detyruar ato që të paguanin taksa, por ligji nuk është aprovuar kurrë.
Sipas një zyrtari, kanë qenë pikërisht politikanët që kanë pasur frikë të dëtyrojnë ‘shtrigat’ që të paguajnë taksa, sepse sipas tyre ‘ato mund t’ju hakmerreshin dhe t’ua shkatërronin jetën’.
Për më shumë shkoni videon e mëposhtme./Arbresh.info
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...