Këto janë disa arsye se pse duhet të flini lakuriq

17:44 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Që prej fëmijërisë, jemi mësuar që të flemë me pizhame dhe të mendojmë se lakuriqësia është e papranueshme madje edhe në gjumë… por duket se është më mirë pa asnjë rrobë në shtrat!
Të flesh lakuriq jo vetëm që gjumi do të jetë më i mirë, por edhe shëndeti juaj do të përfitojë shumë.

Këto janë arsyet pse duhet të flini lakuriq:

Gjumë më i mirë

Fjetja lakuriq ia mundëson lëkurës që të ftohet dhe ju ruan nga mbi-nxehja, kështu që gjumi juaj bëhet më i thellë dhe më i mirë, transmeton Gazeta Express.

Ndjeheni më të lumtur dhe më të lirë

Edhe nëse nuk jeni mësuar të flini lakuriq, nuk mund ta mohoni se sa mirë është. Ju do të ndjeheni më të lumtur dhe më të lirë.

Lëkurë dhe flokë më të mirë

Gjumi i mirë ia mundëson trupit që të prodhojë melatonin dhe t’i rritë hormonet më mirë. Duke fjetur lakuriq ju ia mundësoni lëkurës që të marrë frymë dhe që të mos nxehet tepër – duke i ndihmuar kështu edhe gjëndrat e flokut.

Jetë më të mirë seksuale

Jo befasisht, çiftet që flenë lakuriq kanë më shumë gjasa që të bëjnë seks papritur sesa ata që veshin pizhame.

Më pak stres

Duke fjetur lakuriq, temperatura optimale e lëkurës do t’i ndihmojë trupit tuaj që t’i ulë nivelet e kortizolit, hormonit të stresit.

Qarkullim më të mirë të gjakut

Edhe veshjet e brendshme më të rehatshme e kërcënojnë qarkullimin e gjakut dhe disa pjesë të sistemit vaskular. Kjo mund të rezultojë në zgjerim të venave.

S’ka më pagjumësi

Doktorët madje rekomandojnë që të flini lakuriq nëse keni pagjumësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme