Seksi nuk është një çështje e thjeshtë dhe këtë e dimë të gjithë. Por gjithsesi, disa shtete të botës tërheqin vëmendjen, qoftë me traditat e tyre të çuditshme, qoftë me ligjet e çmendura, të cilat ngjajnë më tepër surrealiste.
Në mbarë botën ka ligje të çuditshme seksuale. Shumica kanë mbetur prej kohësh dhe nuk janë zhdukur. Më së shumti i gjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbetura që nga koha e puritanëve. Lexoni më poshtë 25 ligjet më të çuditshme seksuale:
1- Në Liban marrëdhëniet brutale me kafshë lejohen, mjafton që kafsha të jetë i gjinisë së kundërt.
2- Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.
3- Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ia largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.
4- Në Bahrejn gjinekologëve meshkuj u ndalohet që të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë organet gjenitale të femrës. Ndaj, ata të gjithë përdorin një pasqyrë, për të kryer punë.
5- Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!
7- Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!
8- Në qytetin e vogël amerikan Hastings, Nebraska, çiftet janë të detyruara që kur bëjnë seks, të mbajnë veshur këmisha nate.
9- Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.
10- Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.
11- Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).
12- Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.
13- Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë lustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.
14- Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.
15- Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh- mendohet se të sëmur shpirtin e mendjen.
16- Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.
17- Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.
18- Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.
19- Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë
20- Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...