Problemet në martesë shpesh përfundojnë në divorc, dhe të menaxhosh apo pranosh këtë procedurë është e vështirë, jo vetëm për prindërit, por edhe për fëmijën. Ata do të përballen me pasoja në zhvillimin emocional, sjellje si edhe shëndetin e përgjithshëm.
Ky përfundim është nxjerrë nga Universiteti “Pittsburgh”. Sipas tyre fëmijët, prindërit e të cilëve janë duke u divorcuar shfaqin më tepër probleme me sëmundjet dhe virozat.Sipas ekspertëve, ambienti familjar në të cilin do të rriten fëmijët pas divorcit duhet të jetë sa më i përshtatshëm në mënyrë që të mund të parandalohen problemet afatgjata.
Sipas tyre problemet që shfaqen më tepër tek këta fëmijë kanë lidhje me inflamacionet respiratore *rruget e frymëmarrjes. Sipas studimeve numri i fëmijëve që shfaq episode rrufe është më i madh krahasuar me ata që kanë një familje të shëndetshme, dhe këto raste do të jenë edhë më të rënda nëse prindërit nuk komunikojnë aspak me njëri-tjetrin pas ndarjes e madje kanë një marrëdhënie të keqe mes tyre. Ata janë shumë të ekspozuar ndaj virusëve.
Si duhet të sillen prindërit?
Studimet kanë përfshirë familje që kishin ndryshime në aspektin social, ekonomik, fëmijët me peshë të ndryshme trupore etj, për të verifikuar rëndësinë e divorcit në përhapjen e virusit. Sipas tyre këto probleme do të shfaqeshin si pasojë e përgjigjes pro inflamacionit së trurit.
Prindërit duhet të mbajnë një ekuilibër të mirë mes tyre në mënyrë që zhvillimi emocional dhe fizik të jetë në nivelet e duhura. Nëse fëmija shfaq vështirësi në pranimin e ndarjes së prindërve, ata duhet të bëjnë të pamundurën që të shkojnë sa më mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes. Ky është kushti kryesor që të mund të zvogëlohet rreziku i problemeve shëndetësore tek fëmija.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”