Sipas një historiani të shquar mundësia e nisjes së Luftës së Tretë Botërore është kthyer një “kërcënim shumë serioz”.
Zgjedhja e Donald Trump dhe vota për Brexit tregon se njerëzit po humbin besimin tek globalizimi dhe kjo mund të rezultojë në një konflikt të ri botëror, sugjeron Harold James nga Universiteti i Princeton.
“Mendoj se një luftë e ardhshme botërore është një kërcënim serioz”,tha ai në një intervistë me Sky News.
“Në këtë kuptim unë mendoj se pasojat e 1907-ës janë po aq interesante sa ato të 1930-ës. Sepse pas vitit 1907, ministritë e jashtme, ministritë e mbrojtjes, agjencitë e zbulimit filluan të operacionalizojnë informacionin ushtarak. Dhe ne po shohim atë lloj gare armësh në këtë moment” tha ai.
Në përgjigje të komentatorëve politikë duke krahasuar vitin 1930, para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, si dhe politikën globale sot, Profesor James shtoi: “Këto janë krahasime shumë të frikshme, por unë mendoj se është një krahasim i drejtë dhe ju mund të shihni diçka të ngjashme me historinë e viteve 1920 dhe 1930. Partitë në mesin politik janë në tërësi në favor të hapjes, në favor të tregtisë dhe në favor të migrimit, por ata janë shtrydhur nga e djathta dhe e majta”, deklaroi James.
Ai shtoi se rënia e globalizimit ka qenë një shenjë paralajmëruese për konfliktet e fundit globale.
“Jemi duke u lëkundur përsëri nga një epokë ku të gjithë menduam se globalizimi ishte i pashmangshëm, në një periudhë kur njerëzit mendojnë se ka me të vërtetë një problem të madh me globalizimin,”tha ai.
Në janar akrepi i orës që simbolizon kërcënimin aktual të asgjësimit global, sipas shkencëtarëve u zhvendos më afër mesnatës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë