Teleskopit hapësinor Kepler të agjencisë amerikane NASA i ka mbaruar karburanti, e për këtë arsye do të tërhiqet pas 9 viteve mision, duke ndihmuar kështu në zbulimin e 2.600 planeteve, disa prej të cilave mund të kenë kushte të përshtatshme për jetesë.
Teleskopi i telekomanduar, pa ekuipazh në hapësirë e që u lëshua në vitin 2009, ka zbuluar se në hapësirë ndodhen miliarda planete të fshehura, duke revolucionarizuar të kuptuarit të universit nga njerëzimi, siç theksojnë ekspertët.
Kepler ndihmoi astronomët të matnin planete potenciale në rrugëtimet e tyre specifike.
Teleskopi tregoi gjithashtu se “20 deri në 50 për qind e yjeve të dukshme gjatë natës në qiell, me gjasë kanë planete shkëmbore të ngjashme me Tokën në përmasa, e ndodhen në zonën e habitatit të yjeve mëmë të tyre”, shkruan NASA në një deklaratë.
“Kjo do të thotë se ato ndodhen në distancë nga yjet mëmë, ku uji i lëngshëm – përbërësi jetik që njohim edhe ne, – mund të formojë ‘pishina’ në sipërfaqe të planetit”.
Gjithsesi fundi i Keplerit nuk ishte “i papritur, e kjo shënon fundin e operacioneve në hapësirë”, thotë Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA. Sinjalet e para se karburanti po mbaronte ishin diktuar dy javë më parë.
Shkencëtarët mundën të siguronin të gjitha të dhënat e Keplerit dhe t’i transferonin në Tokë, përpara se teleskopi të mbetej thatë. NASA njoftoi se ka vendosur që ta nxjerrë jashtë funksioni Keplerin “në orbitën e saj aktuale, të sigurtë dhe shumë larg nga Toka”.
Bill Borucki, hetuesi kryesor në pension i misionit të Keplerit, e përshkroi atë si një “sukses të jashtëzakonshëm”.
“Kemi mundur të tregojmë se, ka më shumë planete sesa yje në galaktikën tonë”, thotë Borucki./tch/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...