Përgjatë viteve, shkencëtarët kanë zbuluar shumë mistere të trurit njerëzor.
Telegrafi ju sjellë më poshtë këto zbulime, të cilat janë fakte interesante psikologjike.
Kemi tendenca t’i shohim kujtimet tona si filma të shkurtër apo video klipe. Si gjëra të cilat janë të vendosura në ‘raftet’ brenda trurit tonë, të sigurta dhe të pandryshueshme! Por, siç duket, kujtimet e së kaluarës ndryshojnë secilën herë që kalojnë para syrit të mendjes sonë.
P.sh., ju nuk e mbani mend saktësisht se kush kanë qenë të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në një aheng familjar para disa viteve, por pasi që tezja juaj asnjëherë nuk mungon në ahengje të tilla, mendja me kohën e futë tezen në kujtimet tuaja – edhe nëse nuk ka qenë ajo fare aty.
Psikologët dhe sociologët kanë zbuluar diçka që quhet “Numri i Dunbarit” – numri maksimal i njerëzve me të cilët një person mund të mbajë lidhje të ngushta. Prandaj, edhe nëse keni mijëra “miq” në Facebook, komunikim të mirë mund të keni vetëm me 50-200 prej tyre.
Rasti 1: Imagjinojeni se jeni në aeroport dhe duhet ta merrni valixhen. Pas dhjetë minutave arrini te zona e valixheve dhe menjëherë e merrni valixhen tuaj.
Rasti 2: Tani, imagjinojeni të njëjtën situatë por me rrethana të ndryshme: Ju e gjeni një rrugë të shkurtër për të shkuar te zona e valixheve brenda dy minutave. Pastaj tetë minuta i kaloni duke e pritur valixhen.
Në të dy rastet, nuk ju ka marrë më shumë se dhjetë minuta për ta marrë valixhen. Sidoqoftë, në skenarin e dytë, me siguri se jeni ndjerë më pak të durueshëm dhe më të pakënaqur. Kjo për faktin se trurit tonë nuk i pëlqen të qëndrojë i qetë dhe preferon të jetë i zënë. Prandaj për çdo detyrë që e kryejmë, truri na shpërblen me dopaminë – hormoni i lumturisë.
Imagjinojeni se jeni në punë duke e studiuar një dokument të rëndësishëm. Papritmas e kuptoni se të njëjtën fjali e keni lexuar tri herë radhazi. Në vend të analizimit të tekstit, mendja juaj kishte qenë duke u sillë vërdallë!
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë thonë se çdo ditë ne e shpenzojmë 30 për qind të kohës duke parë ëndrra me sy hapë! Ndonjëherë (p.sh. gjatë udhëtimeve të gjata) kjo përqindje rritet deri në 70%, por kjo nuk do të thotë se është gjë e gabuar. Në fakt, studimet tregojnë se njerëzit të cilët ëndërrojnë gjatë ditës kanë tendenca të jenë më kreativë, t’i zgjidhin problemet më lehtë dhe të mos kenë stres.
A keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit gjithmonë ndalen për t’i shikuar pasojat e një aksidenti rrugor? Edhe pse kalimtarëve të rastit mund t’iu duket pamja e trishtueshme, ata nuk e ndalin vëzhgimin!
Një kureshtje e tillë nxitet nga “truri jonë i lashtë” – seksion i trurit i cili është përgjegjës për mbijetesën. Funksioni i tij është që vazhdimisht ta skanojë ambientin, dhe duke ia bërë vetes 3 pyetje: “A mund ta ha atë”, “A mund të bëjë seks me atë?” dhe “A mund të vritem nga ajo?”.
Ushqimi, seksi dhe rreziku janë tri gjërat fundamentale të cilat na mbajnë gjallë, prandaj nuk mund të rezistojmë për t’u kushtuar vëmendje. /Telegrafi/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj