Kur Mahdi dhe gruaja e tij Rita nxituan që të fshiheshin në bodrumin e një pallati në qendër të Bagdadit, ata nuk e dinin saktësisht se çfarë do të gjenin pas derës që rrinte mbyllur për botën e jashtme për shumë vite. Prisnin që aty të gjenin thesare të mëdha, ar dhe argjend, gurë të çmuar dhe objekte tjera me vlerë.
Por, e tëra doli të jetë ndryshe.
Në dhomën e bodrumit ata u përballën me një grumbull kufomash. Trupat e njerëzve të vdekur rrinin shtrirë. Djem dhe vajza, pleqë e plaka, të të gjitha moshave, të të dyja gjinive.
Të gjithë ishin myslimanë Shiitë.
Një skenë e tillë mund të ngjasojë me kohën e Sadam Huseinit në vitin 1985, por jo, ngjarja kishte ndodhur 12 shekuj më parë.
Sundimtari që kishte urdhëruar këto ekzekutime ishte Abbasid al-Mansur, themeluesi i Bagdadit, i quajtur ironikisht “Qyteti i Paqes”, i cili do të vazhdojë të bëhet qendra e madhe e botës islamike për 500 vitet e ardhshme.
Mansur ishte pjesë e dinastisë Abbasid, një familje e fuqishme arabe që jetonte nën ligjet e Kalifatit të Umajjadit. Në vitin 750, focat e Abbasid kishin mundur një ushtri shumë më të madhe të Umajjadit në brigjet e lumit Zab, një degë e Tigër në Irakun e veriut.
Në të njejtin vit ra Damasku dhe Abassid urdhëroi kalifatin, duke trashëguar kështu një perandori që shtrihej nga brigjet e Atlantikut në perëndim, deri në mallet e Azisë qëndrore në lindje.
Nëse Sadami konsiderohet si persekutuesi i pamëshirshëm i komunitetit shia, duke mos përmendur kurdët dhe çifutët, krimet e tij prap nuk arrijnë të tejkalojnë ato të ‘kasapit të Badadit’ të qajtur Mansur.
Depoja e mbushur me kufoma, ishte ajo për të cilën Mansur kishte urdhëruar që ato të qëndronin aty deri në vdekjen e tij.
Persekutimet që kreu Mansur ishin një tregues i hershëm i tensioneve destructive mes sunitëve dhe shiitëve në Bagdad dhe më gjërë.
Gjatë 13 shekujve të ardhshëm, kjo ndarje sektare do të vlonte në dhunë dhe do të përgjakte rrugët e Bagdatit.
Historianët tregojnë se Mansur njihej si person që në karakter kishte dy ekstreme. Në njëren anë, vizioni i tij ishte i padyshimtë, kishte shpirt bujar dhe ishte i devotshëm në besimin e tij, por në anën tjetër, ai kishte kapacitet për dhunë, mizori ekstreme, kishte temperament vrastar dhe toleronte intolerancën fetare.
Mansur ishte një mysliman i devotshëm dhe një orator i shkëlqyer që predikonte në xhami gjatë nazamit të së premtes, duke i nxitur kështu besimtarët që të kishin një jetë më mirë. Ndryshë nga disa paraardhës së tij, ai nuk pinte verë dhe nuk dëgjonte muzikë.
Besohet se njëherë kur dëgjoi një eunuk duke lozur me mandolinë në pallatin e tij, ai urdhëroi që instrumenti t’i thyhej eunukut mbi kokë.
Lufta dhe vrasja ishin në gjakun e tij. Pjesën më të madhe të mbretërimit 21-vjeçar, Mansur u morr me konsolidimin e fuqisë së dinastisë dhe shtypjen e rebelimit.
Historiani i shek.10, Masudi, në librin e tij ‘The Meadows of Gold and Mines of Gems’, e përshkruan Masurin si ‘kujdestar të drejtësisë dhe se gjykimi i tij dhe përsosmëria e politikave ishin përtej çdo përshkrimi’, por ai gjithashtu shkruan se ‘ai nuk e pranonte humbjen’.
Në kohën e vdekjes së tij, Masudi shkroi, Mansuri la në 14 milion dinarë dhe 600 milion dirhemë në thesar (një dinarë ari me vlerë rreth 20 dirhemi argjendi dhe çdo dirhe peshonte rreth 3 gramë).
Sidoqoftë, ai shton se ‘kjo pasuri nuk e pengoi atë që të kryente mizori’. Në shënimet e tij, ai thekson se Mansuri kishte urdhëruar kuzhinierin e tij që me kokat e njerëzve, lëkurën dhe trupin e tyre të ndizte zjarr për t’u ngrohur.
Trashëgimëria më e madhe e Mansurit ishte Bagdadi, të cilin ai e quantë ‘Qytet të Paqes’. Në kohën e vdekjes së Mansurit gjatë haxhit të tij në Mekë në vitin 775, Bagdadi ishte, sipas fjalëve të gjeografit arabe dhe historianit Yakubi të shekullit të nëntë, “udhëkryqi i universit”, një kapital i paarritshëm.
Dizajni i qytetit ishte jashtëzakonisht inovativ dhe sipas Al Khatib al Baghdadi, autor i historisë së Bagdadit, besohej se ‘asnjë qytet tjetër nuk ishte aq i njohur nga të gjitha rajonet e botës’.
Brenda mureve të rrumbullakëta masive, në zemër të qytetit ishte një hapësirë e madhe rrethore, rreth 6,500 metra në diametër, në qendër të së cilës qëndronin Xhamia e Madhe dhe Pallati i Artë i Kalifatit.
Pallatet, xhamitë, tregjet, faltoret, kolegjet dhe shtëpitë e mëdha u ngritën, pasi brenda pak viteve qyteti i ri u bë zeniti kulturor i botës islame dhe kryeqyteti intelektual i planetit.
Trashëgimia e dytë e Mansurit ishte kalifati Abbasid, i cili rezultoi në 1258, kur Hulagu, nipi i Genghis Khan, zbriti në qytet me hordhitë e tij mongole. Për më shumë se 500 vjet, kjo dinasti kryesoi disa nga arritjet më të jashtëzakonshme shkencore, artistike dhe kulturore në Tokë.
Poetët dhe shkrimtarët, shkencëtarët dhe matematikanët, muzikantët dhe mjekët, historianët, legalistët dhe leksikografët, teologët, filozofët dhe astronomët, madje edhe shkrimtarët e gatimit, së bashku e bënë këtë një epokë të artë.
Karen Armstrong në librin e tij A History of God shkruan se “Bagdadi lindi në një moment të mbaë, që përcaktoi atë të mos jetë thjeshtë vetëm një kryeqytet administrative i një perandorie të fuqishme, por edhe një fokus i kulturës dhe përsosjes botërore’.
Parametrat midis Mansurit dhe Sadamit, ndahen me rreth 1200 vjet, por të dy u bazuan në sundimin e tyre, në shtypjen e egër të popullatës Shiia.
Të dy ishin sundimtarë autokratë që i nënshtronin nënshtetasit e tyre. Sidoqoftë, inovacioni i kobshëm i dënimeve të bëra ndaj irakianëve nga regjimi Baathist i Sadamit sugjeron një perversion unik edhe në historinë e Irakut.
Historia ka gjasa të gjykojë Sadamin shumë më mizor se Mansur.
Gjatë sundumit të Mansur, edhe për nën udhëheqjen e Kalifatit, pasuritë ishin bollshme dhe u arrit një siguri që njihe si periudha e lulëzimit të Bagdadit.
Në anën tjetër, Saddami trashëgoi dhe shkatërroi pasurinë më të madhe të naftës, e dërgoi vendin e tij në tre luftëra shkatërruese dhe e ktheu Irakun në një burg të hapur.
Përktheu: Arbresh.info
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha