Kartëmonedha e re 50-euro, e cila ka dalë në treg ditën e djeshme do të jetë shumë e mbrojtur nga falsifikimet. Prodhimi i kartëmonedhave i nënshtrohet prej kohësh teknologjisë më të lartë, jo vetëm për t’i mbrojtur ato nga falsifikimet.
Kartëmonedhat në euro nuk dëmtohen nga larja në lavatriçe me temperaturën 90 gradë, as zhubravitja e açetoni kundër manekyrit nuk përbën ndonjë problem për to. Para se të dalin në qarkullim ato duhet të kalojnë teste mjaft të vështira. Kartmonedha e re përmban pamje të Evropës dhe të mitologjisë greke.
Me kartëmonedhat lidhen histori të çuditshme nga madhësia sa një pullë poste deri tek shifra miliardëshe për një bukë. Deri më tani kartëmonedha më e vogël në botë ka ardhur nga Rumania. Në vitin 1917 Banka Kombëtare e Bukureshtit nxori në qarkullim një kartëmonedhë 10-bani si valutë në nevojë.
Për shkak se gjatë Luftës së Parë Botërore lëndët e para për prodhimin e monedhave metalike ishin shumë të kufizuara, duhej që të përdoreshin kartëmonedha edhe për vlera të ulët të parave. Kartëmonedha e atëhershme rumune me 27,5 herë 38 milimetër në ngjyrë kafe-të gjelbër kishte madhësinë e një pulle poste.
Siç shkruan DW, e papërshtatshme për kuletat ishte kartëmonedha më e madhe në botë, bankënota filipiniase 100.000 piso, e madhe sa një letër shtypi, DIN A4. Ajo u prodhua në vitin 1998, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Filipineve.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...