Kur Vincent Van Gogh po punonte në njërën prej pikturave të tij të serisë së pemëve të ullinjve, në vitin 1889, ai ndoshta nuk e kuptoi se një karkalec i pabindur ishte zhytur thellë në bojën e krijimeve të tij.
Ka qenë një kuratore e Muzeut të Artit “Nelson-Atkins” në Kansas City, ajo që zbuloi insektin e vogël, i cili kishte qëndruar në paqe pa u diktuar për 128 vite.
Edhe syrit të Mary Schafer do t’i kishte shpëtuar, ashtu si shumë të tjerëve përpara saj, nëse ruajtësja e pikturave nuk do t’i kishte kaluar në zmadhim veprat e famshme.
Gjetja në fakt nuk është edhe aq e pazakontë, nëse nisemi nga fakti që Van Gogh pikturonte në natyrë. Ekspertët në “Nelson-Atkins” cituan një letër të vitit 1855, në të cilën mjeshtri i madh shkruante: Duhet të më jenë ngjitur nja njëqind miza të mira, në mos më shumë, në 4 pëlhurat që do të merrni, për të mos përmendur pluhurin dhe rërën.
Nuk ka asnjë shpjegim të qartë për mënyrën sesi karkaleci përfundoi në kanavace. Një paleo-entomolog i tha ekipit se nuk ka shenja lëvizjeje, gjë që mund të sugjerojë se insekti, të cilit i mungon barku dhe gjoksi, ka qenë i ngordhur përpara se të bllokohej në bojë.
Por ndërsa vizitorët kureshtarë mund të duan t’i hedhin një vështrim vjedhurazi karkalecit të rrallë, ekspertët i paralajmërojnë se ai nuk mund të shihet përmes vëzhgimit të rastësishëm.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...