Kombinimi i tipareve: sy të gjelbër dhe flokë të kuqe është një ndër më të rrallët, pasi vetëm 2% e popullsisë kanë fatin të transmetojnë këto gjene aspak dominante.
Nëse sytë e bukur jeshilë nuk lidhen me ndonjë karakteristikë tjetër të veçantë të personalitetit, duhet ta pranojmë se flokëkuqet gëzojnë disa karakteristika që i bëjnë këta të fundit unikë.
Shihni më poshtë disa nga faktet më interesante që duhet të dini rreth flokëkuqeve, shkruan Living.al.
Flokët e kuq janë një mutacion gjenetik
Vetëm 2% e popullsisë lindin me flokë natyralë të kuq
Sipas një raporti të BBC-së thuhet se vetëm 1% deri në 2% e popullsisë botërore ka flokë të kuq dhe 19% e tyre jetojnë në Skoci.
Flokëkuqët thinjen shumë ngadalë
Askush nuk është imun ndaj flokëve gri e të bardhë, por flokëkuqët duket se kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u thinjur.
Janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Louisville “gjeni i xhenxhefilit, i njohur si MC1R, lidhet ngushtë me gjenet që kontrollojnë shkëmbimin termik, duke i bërë flokëkuqët më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.
Femrat flokëkuqe e kanë shumë të vështirë të lyejnë në një tjetër ngjyrë flokët e tyre,pasi e kuqja është tepër e pigmentuar dhe nuk mban asnjë bojë tjetër.
Flokët e kuq gjithashtu nuk janë aspak të hollë dhe kjo e bën të vështirë për ngjyrën të depërtojë në kutikulën e flokëve.
Kanë nevojë për doza më të mëdha anestezie
Një studim i botuar në The Journal of the American Society of Anesthesiologists zbuloi se vullnetarët me flokë të kuq kërkuan 19% më shumë anestetikë sesa ato me flokë të errët.
Megjithëse lëkura e flokëkuqëve i bën ata më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit, ata janë më të mirë në prodhimin e vitaminës D nga qëndrimi në diell në krahasim me njerëzit me flokë të errët apo bjondë.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...