Kanadaja po ngroh mesatarisht me një ritëm dy herë më të shpejtë se pjesa tjetër e botës, tregon një raport i ri shkencor.
Raporti i klimës i qeverisë federale gjithashtu paralajmëron se ndryshimet janë tashmë të dukshme në shumë pjesë të vendit dhe pritet të intensifikohen, transmeton portali arbresh.info
Arktiku i Kanadasë ka parë ndikimin më të thellë dhe do të vazhdojë të ngrohë në më shumë se dyfishin e normës globale.
Raporti sugjeron se këto efekte janë tashmë të pashmangme.
emperatura mesatare vjetore e Kanadasë është rritur me rreth 1.7C (3F) që nga viti 1948, kur u regjistruan për herë të parë temperaturat në mbarë vendin.
“Ndërsa aktivitetet njerëzore dhe variacionet natyrore në klimë kanë kontribuar në ngrohjen e vëzhguar në Kanada, faktori njerëzor është dominues”, thuhet në raport.
Efektet e ngrohjes globale në mjedisin e Kanadasë përfshijnë motin më ekstrem.
Temperaturat e nxehta mund të nënkuptojnë më shumë valë të nxehtësisë dhe një rrezik më të madh të zjarreve dhe thatësirës në disa pjesë të vendit. Oqeanet priten të bëhen më acid dhe më pak të oksigjenuar, gjë që mund të dëmtojë jetën detare.
Një rritje në nivelet e detit mund të rrisë rrezikun e përmbytjeve bregdetare dhe reshjet më intensive mund të shkaktojnë probleme me përmbytjet në qendrat urbane./arbresh.info/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...