Google ADS

Kalon testin për patentë shoferi pas 25 vitesh dhe 33 tentativash

14:53 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Njerëzit që nuk e kalojnë herën e parë janë ngasësit më të mirë, apo jo? Nejse, kështu të paktën na është thënë.

Nëse ia vlen kjo, atëherë ky burë ia ka kaluar edhe Lewis Hamiltonit, transmeton portali arbresh.info.

Christian Whiteley-Mason nga Barnsley kishte bërë 33 tentativa për të kaluar testin për shofer, duke ndërruar 14 instruktorë dhe mbajtur 85 orë përgjatë 25 viteve, sipas Mirror.

Christian Whiteley-Mason

Më në fund, duket se hera e 33-të ishte fatsjellëse.

“Nuk mund ta besoj që më në fund e kam kaluar pas tërë këtyre viteve, ende jam i tronditur!”

Prandaj, mos u dorëzoni, një ditë do të arrini atë që doni./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme