Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 25 shkurt, transmeton arbresh.info.
25 shkurt 1986 – Mori fund diktatura 20-vjeçare e Ferdinand Marcos në Filipine. Marcos, i cili ngjalli një reagim popullor shumë të madh për shkak të regjimit të tij autoritar dhe korrupsionit të lartë në vend, u arratis nga Filipinet dhe u strehua në Havai pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën mbështetjen ndaj tij dhe zgjedhjet u fituan nga lideri opozitar, Corazon Aquino. Provat e grumbulluar gjatë procesit në vijim zbuluan se familja dhe rrethi i ngushtë i Marcos ishin zhytur në korrupsion shumë më tepër sesa mendohej duke shkaktuar miliarda dollarë dëme në ekonominë e vendit.
25 shkurt 1994 – Në qytetin Al-Khalil (Hebron) të Bregut Perëndimor në Palestinë, si pasojë e zjarrit të hapur nga një kolon hebre i quajtur, Baruch Kappel Goldstein, u vranë 29 palestinezë dhe u plagosën 125 të tjerë. Kjo masakër u shënua në histori si “Masakra në Xhaminë e Ibrahimit”. Goldstein u linçua nga turma e zemëruar. Në protestat e organizuara më pas u vranë gjithashtu 26 palestinezë të tjerë dhe 9 izraelitë.
25 shkurt 2000 – Muzikanti meksikan me famë botërore, Carlos Santana, fitoi 8 çmime “Grammy” duke barazuar kështu edhe rekordin e thyer më parë nga Michael Jackson me albumin “Thriller” për marrjen e më shumë çmimeve “Grammy” njëherësh./ arbresh.info/
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...