Pronarët dhe punonjësit e Mittsume Desserts, në Taipei, Tajvan, u lodhën dhe u ngopën me blogeret dhe influencueset që bënin foto në lokal prandaj i ndaluan hyrjen.
Përmes një postimi në Instagram, e bënë mëse të qartë që influencueset nuk janë të mirëpritura në Mittsume Desserts.
“Duke nisur nga sot, është i ndaluar fotografimi i tavolinës,” shkruhet në postim. “Ju lutem mos ndërroni vendin ku jeni ulur për të bërë foto. Vaniteti online ndalohet rreptësisht.”
Mesa duket, kafeneja e famshme vuri re se influencueset po ndërhynin në përvojën e klientëve të tjerë teksa krijonin kontent për rrjetet sociale – sillnin libra për të realizuar foton që kishin në mendje, lëviznin moblijet e kafenesë dhe sillnin ushqim nga jashtë.
Postimi shton se nuk lejohen më qëndrimi në këmbë për të bërë foto dhe nuk lejohet fotografimi i klientëve të tjerë duke ngrënë.
“Ju mirëkuptojmë nëse doni të mbani mend një tortë që hëngrët apo një qoshkë të lezetshme të kafenesë,” sqaron Mittsume Desserts. “Por kultura e rrjeteve sociale i ka bërë njerëzit të ngatërrojnë të qenit klient me pronar lokali. Nuk po ndalojmë fotot, thjesht shpresojmë që të gjithë të qëndrojnë në tavolinën e tyre dhe të mos shqetësojnë të tjerët.”
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje