Mbërrin Black Ivory, kafeja më e shtrenjtë në botë, që prodhohet falë jashtëqitjes së elefantëve. Një filxhan kafe arrin të kushtojë deri në 50$.
Bëhet fjalë për një pije shumë intensive në shije dhe më aromë të fortë, të paktën kështu dëshmon kush e ka shijuar.
Por si mund të realizohet kafeja nga elefantët? Në fakt, kafshët gjigande ushqehen më frutat e bimës se kafesë, por që gjatë procesit të tretjes, kokrrat e kafes mbeten të paprekura nga stomaku dhe kalimi në trup, duke i nxjerrë më pas të paprekura me jashtëqitjen. Sekreti qëndron tek lëngjet e stomakut, të cilat janë të përkryera tek kjo kafshë, pasi e prekin kokrrën e kafes, duke e ëmbëlsuar më tepër dhe pa dëmtuar cilësitë e tjera.
Kjo kafe është ende shumë e rrallë, pasi kostot e përpunimit janë të larta. Sot shërbehet ekskluzivisht në vetëm pak hotele me 5 yje në Maldive dhe Tailandë, me çmimin rreth 50-55 $ një filxhan.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...