Gorilla Koko ishte në gjendje të komunikojë me njerëzit duke i përdorur 1000 fjalë me anë të shenjave dhe ishte në gjendje të kuptojë 2000 fjalë të gjuhës angleze.
Koko i mësonte gjërat shpejt, ajo arriti të kombinojë shenjat për të pyetur për gjëra të ndryshme.
Në vitin 1983 kërkoi një mace. Hulumtuesit ia dhanë një mace lodër por ajo vazhdimisht qëndronte me fytyrë të trishtuar, nuk luante me të. Koko zgjodhi një kotele gri në të bardhë që ajo e quajti “All Ball” të cilën e ushqente si një fëmijë, transmeton lajmi.net
Macja ‘All Ball’ u godit nga një makinë gjashtë muaj më vonë dhe Koko bashkë me hulumtuesit të gjithë qanë bashkë.
Fondacioni për gorilla, financuar nga psikologu i kafshëve, Francine Patterson, e bëri të ditur ngordhjen e Kokos.
Një ngjarje që i kishte ndodhur:
Koko gjithashtu e kishte takuar aktorin Robin Williams në vitin 2001 kur ai e vizitoi Fondacionin e Gorillave në Kaliforni. Gjatë takimit të tyre, ata e gudulisën njëri tjetrin, qeshën, pastaj Koko ia mori syzet dhe i vendosi në kokën e saj. Williams e quajti takimin e tyre ‘të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm’.
Kur Kokos iu tregua për vdekjen e Williams në vitin 2016, reagimi i saj bëri sërish xhiron e botës, pamja e saj ishte ekstremisht e pikëlluar.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...