Google ADS

Justifikimet më të përdorura për tradhëtinë si nga meshkujt dhe nga femrat

14:56 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Tradhtia është një fenomen që na prek të gjithëve, por duhet ditur si të kuptohet në kohë.

Të intervistuarit kanë qenë 1500 persona të moshës 35-55 vjeçare. Alibitë janë po të njëjtat, shoku, puna, befasi të papritura, por pavarësisht këtyre justifikimeve ekziston gjithnjë rreziku për tu zbuluar.

Puna– 35% e meshkujve përdorte si justifikim punën në zyrë jashtë orarit, duke argumentuar se nuk mund të thuhet jo, pasi shefi mërzitet…dhe natyrisht telefoni do jetë i fikur.

Sporti– 28% e meshkujve justifikohet pas aktiviteteve sportive, si kalçeto me miqtë, palestër apo ndeshje të ndryshme. Duhet treguar kujdes në detajet, si çanta e marrë me vete, futja e rrobave menjëherë në lavatriçe për të humbur gjurmët etj.

Miqtë– 24% e meshkujve justifikojnë tradhëtinë e tyre duke përdorur darkat me miqtë, madje edhe 1 herë në javë. Në fund të fundit janë pikërisht miqtë që mbulojnë sekretet.

Shopping– 43% e femrave të përfshira në sondazh justifikoheshin për të tradhtuar duke thënë se do dilnin për shopping, duke e ditur se partnerët e tyre urrenin ti shoqëronin. Pazaret e femrave ndodhin kryesisht në oraret e pasdites, si koha e duhur për të organizuar një takim sekret.

Shoqet– Njëlloj si meshkujt edhe femrat i përdorin miket e tyre për të fshehur një lidhje jashtë raportit serioz. Për 31% të tyre një darkë, një shëtitje, kinemaja apo teatri janë argumentet më të preferuara. Në këtë fushë femrat janë shumë solidare me njëra-tjetrën.

Puna– 19% e femrave të përfshira në sondazh pranojnë se përdorin punën si pretekst për të mbuluar tradhtinë, kjo falë pavarësisë së tyre profesionale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme