Jeton në furgon shkaku i qirasë së shtrenjtë (Video)

16:37 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Elieah Ohning nga Amerika ishte aq e ngopur me shumën që ua paguante qiradhënësve të saj, aq sa vendosi që të jetojë në furgon.
Furgoni i saj prej katër metrash i gjatë dhe 1.73 metra i gjerë, si dhe 1.88 metra i lartë, përbëhet nga dollapë, një tavolinë dhe një ngrohëse.

Sipas një video në Barcroft TV, Ohning planifikon që ta ndërtojë një kabinë për dush.

Ajo e bleu këtë furgon për 10 mijë dollarë, dhe ka shpenzuar 7 mijë dollarë që ta modifikojë atë, dhe beson se renovimet e reja do t’i kushtojnë diku nga 3 mijë deri në 4 mijë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme