Këto pamje të pabesueshme tregojnë fisin e kanibalëve të Indonezisë, i cili nuk kishte asnjë ide se ekzistonin edhe njerëz të tjerë deri në vitin 1970, njofton The Sun.
Fotografitë tregojnë popullin Koroëai në Papuan Lindore në Indonezi duke ndërtuar shtëpitë e tyre në pemë , duke u nisur për gjueti dhe duke i mbajtur fëmijët në rrjeta të hedhura në shpinë.
Është e mundur që Koroëai nuk kishte dijeni për ekzistencën e ndonjë populli veç vetes së tyre para se të huajt të hynin në kontakt me ta në vitin 1970.
Koroëai u njoftua se ishin kanibalë, por antropologët dyshojnë se këtë gjë ata nuk e kanë praktituar më.
Njoftime të fundit thonë se disa grupe, për të nxitur turizmin, i kanë fryrë mitit se kanibalizmi praktikohej ende./Arbresh.info/
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri