Mbase të pëlqen t’i bësh flokët kaçurrela duke përdorur bigudi të nxehta apo masha në mëngjes, por deri në drekë, ato janë sheshuar përsëri. Përdor këto truke që ato të rrinë sa më gjatë:
1. Mos i laj flokët çdo ditë!
Flokët pak të yndyrshëm e mbajnë formën më shumë sesa floku i sapolarë dhe i pastër.
2. Përdor balsam të lehtë
Balsamet me shumë yndyrë mund të lënë mbeturina në flokë, duke i rënduar dhe duke e prishur kaçurrelin. Nëse të duhet një balsam i yndyrshëm për të luftuar dëmtimin e flokut, kujdesu që ta shpëlash mirë.
3. Hiqu flokëve lagështirën e tepërt
Para se ta stilosh flokun, thaje mirë me një peshqir sepse flokët shumë të njomë janë të vështirë për t’u tharë e stiluar.
4. Apliko një volumizues
Nëse floku yt nuk e ruan gjatë formën, ka mundësi të jetë i hollë dhe i butë. Volumizuesi do t’i japë volum, duke filluar që nga rrënja dhe kështu, ai do të stilohet më lehtë.
5. Riparo fundet e dëmtuara
Apliko në fundet e tyre një sasi të vogël balsami që nuk shpëlahet ose krem flokësh, nëse janë të dëmtuara ose të lyera. Kjo do të zbusë flokët e dëmtuara, duke e bërë më të lehtë stilimin dhe fiksimin e formës së tyre.
6. Thaji flokët me kokë poshtë
Kjo u jep flokëve një volum natyral dhe lëvizje, një fillim i mirë për të stiluar kaçurrelat.
7. Zgjidh vegla profesionale
Ato nxehin në mënyrë më të barabartë dhe arrijnë një temperaturë më të lartë se shumë prej veglave që shiten nëpër dyqane. Veglat mund t’i gjeni në dyqanet e specializuara.
8. Përdor llakun
Apliko një përzierje llaku me losion për fiksimin e formës në çdo tufë floku, para se ta bësh kaçurrel.
9. Përdor llakun edhe poshtë
Mos harro të përdorësh llak edhe poshtë flokut, jo vetëm sipër, sepse kështu, floku do ta ruajë formën e vet më gjatë.
10. Mos harro losionet
Nëse kaçurrelat e tua janë duke u sheshuar, spërkat një losion për rigjallërimin e kaçurrelave. Më pas, apliko përsëri pak llak. /Telegrafi/
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri