Jeff Bezos, pronari i Amazon dhe krijuesi i Blue Origin, shpalosi për herë të parë mjetin aeronautik të kompanisë së tij për tu ulur në hënë. Anija Blue Moon do të mund të transportojë 3.6 tonë materiale në sipërfaqen e hënës.
“Kjo anije do të ulet në hënë” tha Bezos gjatë prezantimit ku ishin të ftuar vetëm përfaqsues të industrisë hapsinore dhe medias.
Sipas tij hëna është një vend i përshtatshëm për të zhvilluar industrinë e përpunimit në hapsirë për shkak të gravitetit të vogël që ka.
Nxjerrja e resurseve nga Hëna “kushton 24 herë më pak energji krahësuar me Tokën, ky është një avantazh i madh”, tha Bezos.
Gjatë këtij eventi u prezantua dhe motori BE-7 i rraketës, i ndërtuar nga kompania Blue Origin.
Motori do të testohet për herë të parë gjatë kesaj vere deklaroi pronari i Amazon.
“Na duhet një motor i ri dhe ja ku e kemi. Është koha për tu rikthyer në Hënë dhe të qëndrojmë atje”,tha Bezos.
Sipas “CBNC” Blue Origin u krijua rreth dy dekada më parë, teksa ka mbajtur një profil të ulët dhe nuk bëri shumë deklarime rreth projekteve të motorit, raketave dhe kapsulave. Nën moton “step by step, ferociously”, Blue Origin ka punuar me projekte të shumta në të njejtën kohë.
E gjithë kjo është meritë edhe e pronarit të saj i cili ka investuar cdo vit më shumë se 1 miliard dollarë të përftuar nga shitja e aksioneve të Amazon. Projekti për rikthimin në Hënë pritet të nis në vitin 2024 dhe kompania zotohet ta arrijë këtë afat kohor./Opinion.al
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...