Google ADS

Jashtëqitja e njerëzve mund të jetë e ardhmja e naftës

09:56 | 8 Nëntor 2016
Arbresh.info

Karburantet mund të furnizohen së shpejti nga jashtëqitja e njerëzve.

Hulumtuesit shkencorë kanë gjetur një mënyrë për të kthyer ujërat e zeza në naftë, duke përdorur një proces të njohur si “lëngëzim hidrotermal”, që prodhon një material të ngjashëm me naftën që buron nga toka.

Me gati 124 milionë ml ujëra të zeza që përpunohen çdo ditë në SHBA, hulumtuesit shkencorë thonë se ky sistem mund të krijojë deri 30 milionë fuçi nafte çdo vit.

Shkencëtarët tek Departamenti i Energjetikës thonë se kjo teknologji imiton procesin që është përdorur për vite me radhë për prodhimin e naftës së papërpunuar.

Ndryshimi i vetëm është tek temperatura dhe shtypja, të cilat janë shumë më të larta për të mundësuar nxjerrjen e shpejtë të naftës.

Sistemet e ardhshme që do të përdorin këtë teknologji mund t’i përpunojnë ujërat e zeza me kosto zero në energji, pa shkaktuar asnjë erë dhe as një mbetje, ndryshe nga përpunimi i naftës në industritë e rafinerisë, të cilat lënë pas mbetje toksike dhe shkaktojnë aroma të dëmshme për shëndetin.

Teknologjia është licencuar nga Korporata Genifuel në Utah (në perëndim të SHBA-së) dhe po bashkëpunojnë 23 shtete, përfshirë këtu edhe Kolumbia dhe Kanadaja, për të ndërtuar fabrikën ku do të testohet ajo.

Zyrtarët thonë se projekti pilot do të kushtojë rreth 8-9 milionë dollarë dhe po planifikojnë ta nisin në vitin 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme