Trashëgimtari i fronit japonez, Fumihito i lejoi vajzës të tij Mako (29) që të martohet me të dashurin e saj Kei Komuro (29) të cilin e ka njoftuar në fakultet.
Princesha Mako dhe Komuro, i cili nuk ka gjak mbretëror, duhej të martohej që në vitin 2018 pas shpalosjes së fejesës së tyre.
Trashëgimtari i fronit japonez në adresimin para gazetarëve me rastin e ditëlindjes së tij të 55-të deklaroi se vajza e tij princesha Mako ka pranuar të martohet me Komuro-n, transmeton Anadolu Agency (AA)..
“E miratoj martesën e tyre. Kushtetuta përcakton që martesa të bazohet në pëlqimin e ndërsjellë të të dyve. Nëse kjo është ajo që ata dëshirojnë vërtet, unë si prind e respektoj atë”, tha Fumihito.
Ai nuk specifikoi datën e martesës, ndërsa veçanërisht theksoi rëndësinë e mbështetjes së japonezëve për këtë martesë.
Dasma ishte shtyrë më parë për shkak të vështirësive financiare të nënës së Komuro-s, e cila duhej të shlyente borxhin ndaj ish të fejuarit të saj.
Komuro, i cili aktualisht po përfundon studimet pasuniversitare në Fakultetin e Drejtësisë në New York, vitin e kaluar tha se familja e tij nuk ka probleme financiare dhe se problemi i shlyerjes së borxhit ndaj ish të fejuarit të nënës së tij tani është zgjidhur.
Princesha Mako, vajza e madhe e princit Fumihito dhe princeshës Kiko, do të privohet nga statusi mbretëror kur të martohet, por megjithatë ajo mbetet në vendimin, i cili tani mbështetet nga babai i saj.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...