Google ADS

Japoni: Në ishullin ku ndalohen të hyjnë gratë, ndalohen edhe vizitorët

23:40 | 15 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Asnjë vizitorë nuk do të lejohet të shkelë në ishullin ku lejohen të hyjnë vetëm burrat.

Ishulli i vogël, Okinoshima, ku janë të ndaluara të hyjnë edhe gratë, frekuentohet zakonisht nga meshkujt të cilët duhet të lahen lakuriq në det para se të vizitojnë vendin e shenjtë, transmeton portali arbresh.info

Ishulli në fjalë ka hyrë  në listën e  Trashëgimisë Botërore Unesco.

Sipas zyrtarëve japonez, , tempulli që zotëron Okinoshima, ka vendosur të ndalojë vizitorët dhe turistët dhe vetëm priftërinjtë do të lejohen të hyjnë aty. Arsyeja për këtë vendim është mbrojtja e ishullit nga dëmtimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme